Nga e hëna do të fillojë vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve prej moshës 12 deri në 16 vjeç. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë deri dje në mesditë interes për t’u vaksinuar kanë shfaqur gjithsej 1623 fëmijë dhe të rinj.
“Fëmijët dhe të rinjtë e moshës 12 deri 16 vjeç që kanë shfaqur interes për vaksinim do të marrin një termin vaksinimi sot, proces që do të fillojë të hënën. Vaksinimi do të jetë në pikat ekzistuese të vaksinimit në qytet që ata kanë deklaruar gjatë regjistrimit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Aktualisht në vend ka rreth 225 raste aktive me virusin korona. Që nga dje në dispozicion është edhe terapia më moderne për trajtimin e virusit.
Sipas autoriteteve shëndetësore, vaksinimi po zhvillohet normalisht në të gjitha pikat në të gjithë vendin. Thonë se ka interes të shtuar dhe se deri më tani janë vaksinuar 440 299 qytetarë, kurse 259 894 janë rivaksinuar.
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar