Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari deklaroi në Click Plus në TV21 se rreth 50% e qytetarëve ende nuk besojnë në ekzistencën e virusit korona.
Ai shtoi se situata është tejet serioze dhe se ASH ishte që më herët të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.
“Ne si parti pulitke mendojmë se ishte momenti që shumë më herët të shpallej gjendje e jashtëzakonshme, atëherë kur numri i pozitiveve të testimeve arrinte mbi 40%”, tha Taravari.
Ai shtoi se në Maqedoni ka një numër të madh të vdekjeve kur renditet e para në Evropë për një milion banor.
Taravari tha se para dhjetë ditëve mora një raport nga një shoqatë qytetare ku kishte bërë një anketim rreth coronavirusit, sipas të cilës, shton Taravari, mbi 40% e të anketuarve nuk besojnë se ekziston koronavirusi.
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...