Qeveria ka konfirmuar ndërprerjen e funksionit të koordinatorit kombëtar aktual për përgatitjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO, Stevo Pendarovskit, për shkak të zgjedhjes së tij Presidentin i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me nenin 83 të Kushtetutës, sipas së cilës Presidenti i Republikës nuk mund të kryejë ndonjë funksion tjetër, profesion apo funksion në ndonjë parti.
Në seancën qeveritare u miratua informacioni që deri në anëtarësimin e plotë të vendit tonë në NATO, detyrën e Koordinatorit Kombëtar për përgatitjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO ta bartë Dane Taleski, Këshilltar për Politikë të Jashtme të kryeministrit të Qeverisë, Zoran Zaev.
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh