Në Komunën e Mitrovicës pritet të nisë një investim i ri që synon përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e katër fshatrave të zonës së Shalës.
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se projekti kap vlerën prej 775 mijë eurosh dhe realizohet në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit.
Ajo ka theksuar se ndërhyrjet do të jenë të gjera dhe do të përfshijnë zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit, ndërtimin e infrastrukturës mbështetëse dhe përmirësimin e kapaciteteve të furnizimit.
“Po realizojmë një investim të përbashkët prej 775 mijë eurosh për të përmirësuar furnizimin me ujë në fshatrat Melenicë, Zjaq, Maxherë dhe Vllahi”, ka deklaruar Rizvanolli.
Sipas saj, projekti do të zbatohet përmes dy marrëveshjeve të veçanta dhe do të fokusohet në zgjerimin e rrjetit, ndërtimin e rezervuarëve dhe stacioneve të pompimit në zonat më të prekura nga mungesa e ujit.
“Përmes këtyre marrëveshjeve po mundësojmë zgjerimin e rrjetit, ndërtimin e rezervuarëve dhe stacioneve të pompimit aty ku nevoja është më e madhe”, është shprehur ajo.
Rizvanolli shtoi se investimi pritet të sjellë përmirësim të dukshëm në cilësinë e shërbimit dhe furnizim më të qëndrueshëm për banorët lokalë.
“Ky projekt do të sigurojë shërbim më cilësor, presion më të stabilizuar në rrjet dhe furnizim më të rregullt me ujë të pijshëm për qytetarët”, ka theksuar ministrja në detyrë.
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë