Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh

13:07 | 10 Qershor 2026
E H

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë.

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, pas numërimit të mbi 60% të kutive, ka arritur të marrë 18,596 vota.

Megjithatë, interesant mbetet fakti se ajo ka marrë vetëm një votë në komunën e Parteshit, ndërsa asnjë kandidat tjetër i PDK-së nuk ka marrë vota në këtë komunë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale