Dhuna dhe trazirat kanë përfshirë Belfastin dhe disa zona të tjera të Irlandës së Veriut pas një sulmi me thikë që ndodhi më herët gjatë javës.
Ngjarjet shpërthyen pasi një 30-vjeçar me shtetësi sudaneze u arrestua dhe u akuzua për tentim-vrasje në lidhje me sulmin, ku viktima pësoi lëndime në sy, fytyrë dhe shpinë.
Gjatë natës janë raportuar dhjetëra incidente, ndërsa janë djegur shtëpi, automjete dhe një autobus. Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë në dhjetëra raste, kryesisht në Belfast.
Sipas raportimeve, disa nga sulmet duket se kanë pasur në shënjestër komunitetet e emigrantëve. Mes tyre janë sulmuar banesa të familjeve me origjinë afrikane, ndërsa një familje ukrainase është detyruar të largohet nga shtëpia pasi asaj iu vu zjarri.
Autoritetet dhe udhëheqësit politikë kanë dënuar ashpër ngjarjet, duke bërë thirrje për qetësi dhe respektim të ligjit. Policia ka rritur praninë në terren dhe ka paralajmëruar se personat e përfshirë në trazira do të përballen me drejtësinë.
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...