Në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me presidentin Frank-Walter Steinmeier, takim i cili u vlerësua si i rëndësishëm dhe pozitiv për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Siç njoftojnë nga qeveria, Zaev dhe Steinmeier janë dakorduar se këto relacione do të vazhdojnë edhe më tej, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Steinmeier në takim ka thënë se respekton hapat e Qeverisë së Maqedonisë dhe ka vlerësuar se janë bërë ndryshime të dukshme të themelore në lëvizjen e vendit përpara.
Sipas Steinmeier, zgjidhja e kontestit të emrit do të jep impuls pozitiv për gjithë rajonin dhe do të ndikojë në stabilitetin e tij.
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet