Ministri i MPB-së në ‘Studio 10’ u bëri thirrje qytetarëve që të festojnë festat e fundvitet në mënyrë të përgjegjshme pa pasur grupime.
“Për një familje me 4, 5, 6 anëtarë nuk është problem, problem është se shtëpitë në vendet turistike jepen për 20, 30 madje edhe për 40 persona. Tani numri i këtyre shpalljeve ra dukshëm menjëherë pasi nisëm me thirrje dhe kontrolle. Ne kemi plan të posaçëm për natën e 31 dhjetorit si dhe për ditën e ardhshme, më 1 janar”, tha Spasovski.
Ai theksoi se prania e policëve gjithmonë ka qenë e përforcuar në vit të ri dhe në festat tjera të janarit për shkak se duhet të mbahet rendi dhe qetësia publike.
“Sa i përket festave fetare ne do të përpiqemi të bisedomë me bashkësitë fetare, me Komisionin për Marrëdhënie mes Bashkësive Fetare po edhe do të mbajmë mbledhje në Qeveri nëse është e nevojshme. Në fund duhet të marrim vendim i cili nuk do ta rrezikojë shëndetin e qytetarëve”, thotë Spasovski./telegrafi
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...