Ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski, ka njoftuar se janë arrestuar 17 persona në lidhje me zjarret që e kapluan vendin para disa ditëve.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shkruan se një pjesë e zjarreve janë shkaktuar nga pakujdesia e njerëzve dhe për këtë thotë se duhet të ketë përgjegjësi më serioze.
“Deri tani MPB ka arrestuar 17 persona, në polici janë ftuar 16, kemi dorëzuar dy kallëzime penale dhe dy kundërvajtëse. Ende punohet në një pjesë të rasteve dhe pasi të përfundojmë do të ketë kallëzime adekuate”, ka shkruar Spasovski.
Ai shton se procedura udhëhiqet në koordinim me Prokurorinë Publike dhe prej atje i marrin udhëzimet për kualifikimin e veprës penale.
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...