Sot në Kuvendin e Maqedonisë do të vazhdojë diskutimi për propozim-amendamentet, me të cilat duhet edhe të përmbyllet procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe zbatimit të Marrëveshjes me Greqinë, për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Miratimi i ndryshimeve kushtetuese me dy të tretat e votave të deputetëve akoma është i paqartë, pasi nuk dihet se a do të mbështetet nga shumica absolute e deputetëve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë ditës së djeshme kryeministri Zoran Zaev realizoi takim me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, me të cilin diskutuan për procesin e ndryshimeve kushtetuese.
Pas takimit, Zaev në konferencë për shtyp njoftoi se janë pranuar propozimet e Aleancës për Shqiptarët dhe se mbeten të shqyrtohen edhe disa pika të Lëvizjes Besa të Bilall Kasamit.
Sela dhe Kasami më herët kushtëzuan mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese me deputetët e tyre, nëse propozimet nuk pranohen nga ana e shumicës parlamentare.
Ndërsa nga ana tjetër tetë deputetët e përjashtuar nga OBRM-PDUKM të cilët në fillim mbështetën nevojën për ndryshimet kushtetuese, kanë paralajmëruar se nuk do të votojnë në hapin e fundit nëse Qeveria vendos të pranojë propozimin e Lëvizjes Besa me largimin e termit “maqedonas” nga dokumentet personale.
Kurse partia opozitare OBRM-PDUKM ka njoftuar se nuk do të merr pjesë në diskutimin për amendamentet kushtetuese.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...