Pas paralajmërimeve se punonjësit e MPB-së nuk do të marrin shpërblime për mundin në “luftën” me virusin Covid-19, Ministri Naqe Çulev dje ju bëri thirrje sindikatave të policëve që të reagojnë dhe të kërkojnë nga Qeveria e Maqedonisë shpërblime të merituara për çdo polic, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë e kanë bërë sindikatat dhe i janë drejtuar sot Qeverisë së Maqedonisë që policëve të ju paguhet një shpërblim prej 25 mijë denarëve apo (405 euro) për mundin në procesin e parandalimit të përhapjes së pandemisë nëpër gjithë territorin e vendit.
Këtë kërkesë sindikata sot i’a ka drejtuar ministrit Çulev dhe Qeverisë, duke e arsyetuar “Shpërblimi i paralajmëruar dhe mos përfshirja e këtyre shpërblimeve në rebalancin e buxhetit është nënvlerësuese për të gjithë policinë dhe për këtë ju përkujtojmë se sakrificën e policëve e kanë parë edhe qytetarët dhe për këtë kërkojmë që lartësia e shpërblimit të jetë në 25 mijë denarë” thuhet mes tjerash në deklaratë.
Përndryshe, në Maqedoni është paraparë edhe shpërblim prej 25% edhe për stafin mjekësor që është përfshirë në trajtimin dhe shërimin e pacientëve të prekur me Covid-19.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...