Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë policore nga Stacioni Policor Kufitar Bërnjak, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë identifikuar një rast të posedimit të mjeteve monetare të padeklaruara.
Sipas njoftimit, më 08.06.2026, në kuadër të angazhimeve për parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, është ndaluar për kontroll në vijën e dytë një veturë me targa serbe, e drejtuar nga një person mashkull shtetas i Serbisë.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe personave, në çantën e pasagjerit janë gjetur mjete monetare në shumën prej 25,515 euro dhe 4,813 euro në dinarë (në kundërvlerë), që në total arrijnë vlerën prej 30,328 euro.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale dhe rasti është duke u trajtuar nga Dogana e Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi./Arbresh.info
Përkundër interesimit për të, Jashari e ka bërë të qartë dës...
Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar pë...
Brazili jep sinjale pozitive rreth gjendjes së Neymarit në p...
Inter i mbyll derën edhe njëherë tjetër gjigantit turk për C...
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...