Shqiptarët në Luginën e Preshevës sipas deputetit të vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, janë pjesa më e diskriminuar e kombit, ndaj kërkohet një përkujdesje e dy shteteve shqiptare.
Problemet dhe zvarritjet institucionale në dy shtetet shqiptare, qoftë në Republikën e Shqipërisë por edhe në atë të Kosovës, sipas deputetit të vetëm shqiptar, Fatmir Hasani, po reflektohen mjaftë edhe në Luginën e Preshevës, duke pamundësuar realizimin e kërkesave themelore të shqiptarëve të kësaj zone nga autoritetet shtetërore serbe në Beograd.
Një interesim i shtetit amë për të drejtat e shqiptarëve do të shtonte presionin tek qeveritarët në Serbi ka thënë Hasani.
“Është e vërtetë se të gjitha problemet, zvarritjet që ndodhin si në Kosovë si në Shqipëri reflektohen te ne mjaft për shkak se ne jemi një pakicë në Serbi shumë pak e përkujdesur nga pjesa amë”, tha Hasani për RTK’në.
Ai është optimist në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së Kosovës dhe në reflektimin e saj karshi shqiptarëve në Luginë.
“Ne shpresojmë se nuk do të ndodh ajo e kaluara lidhur me çështjet e marrjes së mandatit”, tha ai.
Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë aktualisht jetojnë rreth 80 mijë shqiptarë. Ndërkohë që si rezultat i rrethanave të ndryshme nga këtu janë larguar më se 30 mijë shqiptarë gjatë dy dekadave të fundit.
Aksident tragjik në Shqipëri, humb jetën një 7-vjeçar në aks...
Prokuroria e Pejës ngrit 139 aktakuza ndaj 142 personave për...
Haradinaj nderon martirët e Lybeniqit në 28-vjetorin e masak...
Derivatet nuk pësojnë ndryshime – nafta 1.61 €, benzina 1.53...
Ministri grek viziton sot Tiranën, takohet me Ramën dhe homo...
Kanosje në Aeroportin e Prishtinës, sekuestrohet pistoletë m...