Shkupi ka rënë nga lista e top 10 qyteteve më të ndotura në botë.
Sipas listës së IQ Air, Shkupi është në vendin e 39-të dhe vlera e grimcave PM 10 është 36. Njëkohësisht nga Ministria e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut informojnë se kanë ndërprerë alarmin e ndotjes në Strumicë, shkruan Alsat.mk.
“Sipas të dhënave të Sistemit Automatik Shtetëror të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit të Ambientit (DAMSKAV) nga 9 janari 2025, përqendrimet mesatare ditore të PM10 janë nën kufirin e përcaktuar të alarmit prej 150 miligramë për metër kub dhe episodin e dy ditëve radhazi mbi në Strumicë është ndërprerë pragu i alarmit për grimcat PM10”, thonë nga atje.
Qytetet më të ndotura në botë janë Delhi në Indi, Kajro në Egjipt dhe Mumbai në Indi.
Në Evropë, sot Bukureshti ka ajrin më të ndotur dhe është në vendin e 16-të me një vlerë prej 134 njësive, shumë përpara Milanit në Itali dhe Kievit në Ukrainë.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...