Ministria e Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 224 gjoba në trafik.
MPB njofton se 20 gjoba janë vendosur për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 21 për vozitje pa patentë shoferi, 18 për automjete të paregjistruara dhe me defekt teknik, 12 sanksionet për drejtimin e makinës nën ndikimin e alkoolit, 10 për përdorimin e telefonit celular, 6 për parakalim të paligjshëm dhe devijimin dhe 8 gjoba janë vendosur për kalim në semafor të mbyllur (në dritë të e kuqe).
Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat, për të rritur sigurinë në komunikacion./alsat
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin