Gjatë orëve të fundit janë shtuar rastet e të infektuarëve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 404 testeve të realizuara, 68 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë shkon në 828.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 68 raste të reja me COVID-19 që përfshijnë nëntë qytete, ndërsa numri më i madh i tyre është në Kumanovë (18), Shkup (15), Prilep (14), Strugë (dhjetë).
Gjendja e të prekurve është stabile përveç 26 rasteve që ndodhen në aparate të frymëmarrjes në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 404 teste që e çojnë në 8,057 numrin e testeve të kryera për sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Të dielën, siç ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, nuk janë regjistruar viktima të reja dhe numri i vdekurve është 34, shumica e të cilëve janë nga Shkupi dhe Kumanova.
Numri i personave të shëruar ka arritur në 41. Ndërkohë, nga disa qendra të karantinës shtetërore janë lëshuar 280 persona të cilët do t’iu nënshtrohen izolimit shtëpiak prej 14 ditëve.
Haxhiu nderon Lidhjen Shqiptare të Prizrenit
Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale kundër rend...