Ministrja e Drejtësisë në Serbi tha se shtetasi shqiptar i kërkuar nga Serbia për drejtimin e dronit ku paraqitet Shqipëria e Madhe gjatë një ndeshjeje të futbollit në Beograd të ketë gjykim të drejtë.
Ministrja serbe e drejtësisë Nella Kuburoviq të mërkurën tha se gjykatat serbe do të garantojnë gjykim të drejtë për Ismail Morinën, i njohur si ‘Ballisti’ i cili mund të ekstradohet nga Kroacia pas kërkesës së autoriteteve serbe.
“Sa i përket rastit, vendimi i Ministrit të Drejtësisë në Kroaci duhet të pritet, por mendoj… se Morina do të ekstradohet në Serbi në mënyrë që të bëhet ndjekja [e tij] penale në Gjykatën e Lartë të Beogradit”, tha Kuburoviq për agjencinë shtetërore serbe të lajmeve, Tanjug.
Ajo shtoi se spekulimet se Morina nuk do të marrë gjykim të drejtë “janë të pavërteta”
Gjykata Supreme e Kroacisë të martën tha se Morina mund të ekstradohet në Beograd, ku ai kërkohet për dyshimin se e ka drejtuar dronin me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në ndeshjen futbollistike Serbi-Shqipëri në vitin 2014.
Incidenti ka shkaktuar mospajtime të mëdha ndërmjet dy shteteve.
Në vendimin e Gjykatës Supreme Kroate, më 30 gusht, u hodhi poshtë ankesa e avokatit të Morinës. Ky i fundit tha se ka pasur gabime procedurale dhe se faktet e rastit janë paraqitur në mënyrë të gabuar.
Morina aplikoi për azil politik në Kroaci në qershor, ndërkaq Ministri Drejtësis Drazhen Boshnjakoviq duhet të nënshkuajë urdhri për ekstradimin e tij në Serbi.
Sot gjatë ditës, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me ambasadoren kroate në Tiranë për t’i shprehur shqetësimin për vendimin e gjykatës kroate për ekstradim të Ismail Morinës.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...