Zaev me një mesazh për Kurtin rreth çështjes së “Ballkanit të Hapur”
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev u ka çuar mesazh udhëheqësve të Kosovës, Bosnjes dhe Hercegovinës dhe të Malit të Zi, për çështjen e “Ballkanit të Hapur”.
Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev për gazetën “Politika” ka thënë se “Ballkani i Hapur” është shprehje e vullnetit të fortë politik të Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, derisa ka treguar mesazhin që ka ndaj udhëheqësve në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Malit të Zi.
“Tre kombe bëjnë më shumë se një komb. Shikojeni nga kjo perspektivë – së bashku ne mund të bëjmë shumë më tepër, dhe kombet tona e dinë se si dhe duan që ne të bashkohemi për një të sotme më të mirë dhe një të nesërme më të mirë. Ky është mesazhi im për udhëheqësit e Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Malit të Zi”, ka thënë Zaev, transmeton EO.
“Sa më mirë t’i shohim këto perspektiva të përbashkëta, aq më mirë për popujt tanë,” tha Zaev.
Sipas tij, qëllimi është që njerëzit të ndiejnë përfitimet e drejtpërdrejta ekonomike të ndihmës së shpejt, si dhe të presin që përfitimet të vërehen shumë shpejt në buxhetin e familjes së një milion familjeve, dhe në cilësinë e jetën e një milion qytetarëve.
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...