Ka përfunduar seanca e sotme ndaj të akuzuarve për tentim-vrasjen e deputetit Ziadin Sela. Seanca është shty për më 11 qershor.
Tashmë raportuam se një i akuzuar do të lirohet, dhe se ai do të kërkoj dëmshpërblim, kurse për dy të tjerë, akuza ka ndryshuar nga tentim vrasja në dhunë.
Për shtatë të tjerë, akuza mbetet e njëjtë, respektivisht tentimvrasja.
Njëri nga të akuzuarit u alivanos dhe me Ndihmën e shpejtë u transferua në Klinikën e kardiologjisë në Shkup.
Avokati i Selës, Abidin Abduli tha se ka mundësi që të zgjerohet ndaj personave tjerë që nuk janë përfshirë deri tani në akuzë, apo hetime./Telegrafi/
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...