Medie Qendra e parë është promovuar sot në Gjykatën Penale ku prezent ishte kryetari i Gjyqit Themelor Shkupi 1, Ivan Gjolev dhe ambasadori i OSBE-së në Shkup, Klemens Koja.
Medie Qendra ndodhet në katin e parë të ndërtesës së re të Gjykatës Penale, në afërsi të sallës së madhe dhe posedon 6 kompjuterë me lidhje interneti, video lidhje direkt me sallën e gjykatës kryesore dhe një bibliotekë të vogël me literaturë profesionale.
Kjo qendër për medie është e furnizuar me mbështetje të misionit të OSBE-së, ndërsa ambasadori Koja ka theksuar se qëllimi është të promovohet transparencë. Qendra do të jetë pikë fillestare nga ku gazetarët do të munden të informohen për punën e gjyqit dhe do të u mundësohet të ndjekin proceset gjyqësore përmes video lidhjeve, në rast se pjesëmarrja në procese gjyqësore është i kufizuar.
Medie qendra sipas kryetarit të Gjyqit Gjolev është hapi i parë drejt sigurisë në përmirësimin e kushteve për gazetarët të cilët informojnë për proceset gjyqësore dhe ka potencuar se gjykata vazhdon të mbetet i përkushtuar në transparencë, i hapur për mediet dhe për organizatat joqeveritare. Gjolev gjithashtu ka përmendur edhe për broshurat dygjuhësore dhe tabelat e përgatitura me ndihmë të OSBE-së me qëllim që qytetarët të njoftohen me të drejtat dhe detyrimet qytetar-gjykatë.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...