Nga Presidenca thonë se presidentja e re, Gordana Siljanovska Davkova ka respektuar Kushtetutën, respektivisht që gjatë inaugurimit të saj si presidente betimi solemn është nënshkruar me emrin zyrtar të shtetit, gjegjësisht Republika e Maqedonisë së Veriut.
Nga kabineti i Davkovës thonë se “presidentja maqedonase ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni”.
“Në daljet e saj publike, presidentja maqedonase ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni, si akt i të drejtës personale për vetëvendosje dhe vetëidentifikim, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe në përputhje me vlerat dhe parimet evropiane. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do t’i përmbahet aplikimit zyrtar të emrit kushtetues. Sipas Kushtetutës, të përgatitur nga shërbimet e Kuvendit, betimi solemn është nënshkruar duke përdorur emrin kushtetues. Në 5 vitet e fundit, institucionet maqedonase pothuajse plotësisht i kanë përmbushur obligimet e tyre nga Marrëveshja e Prespës dhe presidentja pret që të gjithë partnerët maqedonas të respektojnë obligimet bilaterale dhe multilaterale që i kanë marrë ndaj vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës./tv21.tv
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...