Galatasaray po planifikon një merkato ambicioze për sezonin e ardhshëm, me synimin për të arritur të paktën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Klubi turk dëshiron të përforcojë mesfushën me një emër të madh dhe objektivi kryesor është Eduardo Camavinga i Real Madrid, raporton mediumi i madh turk Fanatik.
Sipas tyre përfaqësues të Galatasarayt kanë vendosur kontakte si me Real Madridin ashtu edhe me kampin e lojtarit për të shqyrtuar mundësinë e transferimit, shkruan Arbresh.info.
Klubi madrilen thuhet se është i gatshëm të dëgjojë oferta për francezin dhe do të nisë negociatat për shuma mbi 50 milionë euro.
Megjithatë, pengesa më e madhe për Galatasarayn mbetet paga e lojtarit.
Camavinga raportohet se ka kërkuar mbi 15 milionë euro në sezon për të pranuar një transferim në Turqi, një shumë që është më shumë se dyfishi i asaj që fiton aktualisht te Real Madridi.
23-vjeçari po ndiqet gjithashtu nga disa klube të Premier League, ndërsa interesim për të kanë shfaqur edhe skuadra nga Arabia Saudite.
Një nga arsyet që mund ta shtyjë francezin drejt largimit është kërkimi për më shumë minuta në fushë. Pavarësisht talentit të tij, konkurrenca e madhe në mesfushën e Real Madridit ka bërë që ai të mos jetë gjithmonë zgjedhja e parë.
Camavinga është një lojtar shumë i gjithanshëm, pasi mund të luajë si mesfushor defensiv, mesfushor qendror, por edhe si mbrojtës i majtë kur kërkohet.
Ai ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2029, ndërsa sezonin e kaluar zhvilloi 43 ndeshje në të gjitha garat, duke regjistruar dy gola dhe një asistim.
Mbetet të shihet nëse Galatasaray do të arrijë të përballojë kërkesat financiare të francezit, por drejtuesit e klubit turk janë të vendosur të provojnë një nga goditjet më të mëdha të merkatos verore./Arbresh.info
Përkundër interesimit për të, Jashari e ka bërë të qartë dës...
Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar pë...
Brazili jep sinjale pozitive rreth gjendjes së Neymarit në p...
Inter i mbyll derën edhe njëherë tjetër gjigantit turk për C...
Pacolli: Vazhdojmë betejën për Aeroportin e Vlorës, nuk do t...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në...