Kuvendi i Polonisë nesër do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.
Këtë sot e deklaroi ambasadori polak në vend Vojcieh Ticilinjski, i cili mori pjesë në diskutimin diplomatik me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s me temë “Rruga deri në Bruksel”, në të cilin kanë folur edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
“Kjo është rastësi sepse kjo ndodh pikërisht këto ditë, dhe donim ta ftonim kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi të marrë pjesë në këtë ngjarje, por për fat të keq ai për momentin është jashtë vendit, por në votim do të marrë pjesë zëvendëskryetari Vesel Memedi”, tha Ticinjski.
Sipas tij, aderimi në NATO nuk është i lehtë, por një proces kompleks, duhet të merren vendime të rënda, dhe nga aspekti politik, por më e rëndësishme është ajo që do ta marrim si rezultat final.
Diskutimi diplomatik, në suaza të NATO-s këtë javë, e organizojnë Ministria e Mbrojtjes, Këshilli Euro Altlantik (ATA) dhe Ambasada e Republikës së Sllovenisë.
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...