Debat shkencor “Dialogje të sigurisë për procesin e transformimit të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe mekanizmat për kontroll të ndjekjes së komunikimeve”, do të mbahet sot në Shkup në organizim të Fakultetit të sigurisë.
Në debat do të flasin ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Goran Nikollovski.
Qëllimi i ngjarjes është prezantimi i modelit dhe mekanizmave për kontroll të ndjekjes së komunikimeve dhe hapjes së debatit për procesin e mëtutjeshëm të transformimit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në pajtim me planin 3-6-9 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, si dhe implementimin e standardeve të Bashkimit Evropian.
Mbi 401 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00, pjesëm...
KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë
Vizitori kanos oficerin korrektues në Dubravë, intervenon Po...
Mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë: Vendi i varfër...
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen hesh...
SHBA vijon sulmet ndaj Iranit, godet dy dronë në Ngushticën ...