Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka reaguar pas tërmetit 6,6 ballësh që ka goditur ujërat e Seferihisar të qytetit Izmir të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ngushëllime popullit turk për tragjedinë e tmerrshme të shkaktuar nga tërmeti në afërsi të Izmirit. Disa jetë njerëzore u shuan, mbi dyqind persona u plagosën ndërsa dëmi material është i madh”, u shpreh presidenti Pendarovski në rrjetet sociale.
Ai gjithashtu shprehi ngushëllime edhe për Greqinë fqinje, duke rikujtuar se edhe në Greqi janë regjistruar humbje jetësh, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.
“Në mendjet tona janë të gjithë ata që kanë humbur anëtarët e familjes dhe të dashurit e tyre”, theksoi Pendarovski.
Siç ka bërë të ditur Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), të paktën 12 persona kanë humbur jetën, si dhe janë lënduar 419 të tjerë si pasojë e tërmetit që ka goditur ujërat e Seferihisar të qytetit Izmir të Turqisë.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...