Në konferencë për shtyp, Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM thotë se Zaevi vendosi në krizë sistemore vendin si në energjetikë, shëndetësi dhe ekonomi”.
“Zaev dhe qeveria janë arsyeja për mossukseset që ndodhin këto vite dhe ata nuk mund të jenë zgjidhja. 7.000 qytetarë humbën jetën nga coronavirusi, kemi vdekshmërinë më të madhe në Evropë, 14 persona u dogjën, vaksina s’kemi pasur, mbi 60 mijë persona mbetën pa punë, 5.600 firma falimentuan, Maqedonia është në krye të listës për korrupsion sipas Transparency. Shteti po fundoset me LSDM-në”, tha Kovaçki.
Ai tha se populli të dielën u përcaktua për ndryshime dhe dha mbështetjen e madhe për OBRM-PDUKM-në dhe opozitën.
“Populli zgjodhi drejtim të ri dhe vullneti i tij pasqyrohet me përbërje të re kuvendare, me zgjedhje të parakohshme kuvendare dhe qeveri të udhëhequr nga OBRM-PDUKM”, tha Kovaçki.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...