Komisioni për Çështje Evropiane nuk mbajti seancë as sot edhe pse afati për diskutimin e këtij ligji rrjedh.
Seanca pritet të caktohet vetëm nëse arrihet pajtueshmëri në tekstin e Ligjit për Prokurori Publike. Plani B dhe intervenimet eventuale në Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë tashmë nuk është në lojë. Pritet kompromis për statusin e lëndëve të PSP-së pas 30 qershorit të vitit 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga OBRM-PDUKM thonë se ka përafrime në fusha të caktuara për prokurorinë e re. Dallime ende ka, arritja e tekstit të përbashkët nuk është e lehtë por nuk është edhe e pamundur.
Partitë duhet që të arrijnë marrëveshje për 41 amendamente. Nëse ka kompromis për këtë ligj ai do të dërgohet në seancë plenare gjatë kësaj jave bashkërisht me ndryshimet e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë.
Ndryshe, më herë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska deklaroi se nëse nuk arrihet marrëveshje me OBRM-PDUKM-në për Ligjin për Prokurori Publike atëherë plani B është që bëhen ndryshime përmes Ligjit të Këshillit për Prokurorë Publikë që miratohet me 61 vota.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...