Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundit para Botërorit

23:04 | 8 Qershor 2026
D.H

Franca e ka fituar ndeshjen miqësore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3-1 në prag të nisjes së Kampionatit Botëror i cili do të nis me 11 qershor.

Njeriu më meritor i kësaj fitoreje të Francës ishte Michael Olise i cili realizoi hattrick, shkruan Arbresh.info.

Ylli i Bayernit shënoi fillimisht në minutën e 43-të për 1-0.

Kurse në minutën e 49-të, realizoi golin e tij të dytë personal dhe për kombëtaren e tij.

Ndërkohë, Irlanda e Veriut e ngushtoi rezultatin në 2-1 në minutën e 64-të me shënimin e Kellyt.

15 minuta para fundit, Olise e kompletoi hattrickun e tij dhe i dha vulën fitores së Francës me rezultat 3-1.

Deri në fund nuk pati gola tjerë. Francezët pas kësaj ndeshje nisen drejt Amerikës, ku do të zhvillojnë ndeshjen e parë në Kampionat Botëror me datë 16 qershor ndaj Senegalit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale