Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë nuk ka qenë kusht për anëtarësim në NATO.
Ai këto deklarata i ka bërë në intervistë për “Deutsche Welle”, ku ka shtuar se anëtarësimi në NATO është punë e cila ka filluar më herët, që nga viti 2008.
Në komentin gazetaresk se kusht për anëtarësimin në NATO ka qenë zgjidhja e çështjes së emrit, diçka që Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg në vazhdimësi e ka përsëritur, lideri i OBRM-PDUKM-së është përgjigjur: “Nuk do të kisha thënë se kjo ishte kusht”.
Më tej në intervistë, Mickoski ka thënë se nëse fiton 80 deputetë dhe nëse ka shumicë prej bandenterit, janë të gatshëm për hap prapa me Marrëveshjen e Prespës.
“Qëndrimin tonë e dini. Nëse kemi 80 deputetë, ka shumicë Badenteri, ne jemi të gatshëm dhe hapet mundësi për hap prapa, këtë e kam thënë dhe këtu nuk duhet të ketë dilema”, ka thënë Mickoski
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja