Sot shënohet ditëlindja e ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, e cila lindi më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës.
E njohur si “Mbretëresha e këngës shqipe” dhe “Bilbili i Kosovës”, Pagarusha mbetet një nga figurat më të mëdha të muzikës shqiptare, me një karrierë artistike që zgjati për më shumë se pesë dekada.
Ajo la gjurmë të pashlyeshme në muzikën popullore, muzikën argëtuese dhe operistike, duke u vlerësuar për interpretimin unik dhe zërin karakteristik që e bëri të pavdekshme në skenën shqiptare.
Një nga interpretimet më të njohura të saj mbetet kënga Baresha, e cila konsiderohet kryevepër e muzikës shqiptare.
Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë më 7 shkurt 2020, në moshën 86-vjeçare, por trashëgimia e saj artistike vazhdon të jetojë ndër breza.
Manuel Neuer pas eliminimit nga PSG: Na mungoi instinkti vra...
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...