Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit në Shqipëri është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një lumë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte shkuar për vizitë tek disa të afërm në fshatin Vishocicë, ku kishte qëndruar deri vonë në një lokal të zonës.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, në momentin kur po kthehej, 60-vjeçari dyshohet se ka kaluar mbi një urë dhe është rrëzuar aksidentalisht në lumë. Sipas dëshmive të personave që kanë qenë me të në lokal, ai ndodhej në gjendje të dehur, shkruan Abcnews.al.
Nga këqyrja paraprake e vendngjarjes, policia dyshon se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Kurti për bashkimin LDK-Osmani: Le të punojnë me çka dinë e ...
Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS
Kurti për shtyrjen e vendimit për katërshen e UÇK-së: Kosova...
Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...