Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë do të përbënte “tradhti ndaj shpirtit të popullit”, siç e quan ai.
Në një intervistë, Vuçiç u shpreh se nëse Serbia do t’u bashkohej sanksioneve anti-ruse, ai do të konsiderohej si një nga udhëheqësit më demokratikë në botë. Megjithatë, ai theksoi se një vendim i tillë nuk do të kishte shkaktuar protesta të mëdha në vend, por do të kishte qenë në kundërshtim me bindjet e tij.
Presidenti serb pranoi se vendi ka humbur mundësi të caktuara duke mos vendosur sanksione ndaj Moskës, por shtoi se ky ishte një çmim që Serbia ishte e gatshme ta paguante për të ruajtur qëndrimin e saj.
Pas nisjes së luftës në Ukraina, Vuçiç deklaroi se Beogradi mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por nuk do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Rusisë. Ai theksoi se Serbia i konsideron të dyja vendet si kombe vëllazërore dhe shprehu keqardhje për zhvillimet në Evropën Lindore.
Gjithashtu, Vuçiç bëri të ditur se Serbia është e gatshme të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën, duke u përpjekur të mbajë një qëndrim të balancuar në konflikt.
Dështon pista Bernardo Silva, Juventusi e kërkon yllin tjetë...
Brazili miraton rregulla më të rrepta për rrjetet sociale dh...
Hamilton: NATO kërkon llogaridhënie për sulmin në Banjskë, n...
Dallaveret me prona në Prizren, ngrihen 18 parcela me vlerë ...
Carabinierët italianë njoftojnë për patrullime në Mitrovicën...
Kthehet në pronësi të MBPZhR-së objekti i uzurpuar në Komunë...