Presidentit i Këshillit të Evropës Charles Michel, në një konferencë për shtyp gjatë vizitës së tij të parë në Shkup, tha se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është Bashkimi Evropian.
Ai deklaroi se bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të jetë më intensiv.
“E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është Evropa. Në mars do të shohim se di do të vazhdojmë debatin me Bashkimin Evropian. Strategjia e re që po presim të aplikojmë me kolegët tanë të BE-së ndahet në tre pjesë. Pjesa e parë ka të bëjë me punën që do të bëjmë në javët dhe muajt në vazhdim për të dhënë më shumë shumë rezultata në reformat e ndërmarra”.
“Pjesa e dytë ka të bëjë me pas me Bashkimin Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për të parë të gjitha rezultatet dhe reformat që janë ndërmarrë pikë për pikë. Pjesa e tretë ka të bëjë me Bashkimin Evropian që do të sjellë një strategji për investime dhe rritje të ekonomisë në Ballkanin Perëndimor, po ashtu dhe investimet e reja në rajon. Për një gjë jemi të sigurte se duhet të kemi një dialog intensiv me Ballkanin Perëndimor”, tha Michel.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...