Prokuroria duhet të thotë se ku dështoi sistemi në rastin e Sasho Mijallkovit, tha Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq për “Sitel”.
“Prokurori Publik Ljubomir Joveski njoftoi hapjen e një hetimi mbi rastin dhe caktoi një prokuror i cili do të hetojë të gjitha rrethanat. Mendoj se është radha e Prokurorisë Publike me instrumentet dhe informacionin në dispozicion të tyre për t’i treguar publikut pamjen e vërtetë”, tha Mariçiq.
Sipas tij, rasti duhet të trajtohet në mënyrë institucionale, dhe zyra e prokurorit publik është vendi ku duhet të përfundojë kjo punë.
I pyetur në lidhje me akuzat nga opozita OBRM-PDUKM-së për përgjegjësinë e tij në rastin e Sasho Mijallkovit, Mariçiq u përgjigj se ai nuk shihte ndonjë arsye për përgjegjësinë e tij në asnjë moment, por gjithashtu tha se ai është i gatshëm të fliste dhe të shpjegonte saktësisht se ku ai duhet si ministër të mban përgjegjësi./telegrafi
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...