Ne kemi detyra shumë të vështira në kuadrin tonë të negociatave dhe kemi shumë punë përpara nesh në të gjithë kapitujt. Në të njëjtën kohë kemi edhe çështje të vështira dypalëshe. Shpërndarja e këtyre çështjeve na jep optimizëm, por edhe të drejtën për të kërkuar që BE-ja të bëjë një kornizë kohore sa më shpejt të jetë e mundur, e cila do të jetë sa më realiste – as shumë optimiste, as shumë e paqartë, gjë që do të na detyrojë të mendojmë kornizë 20 vjeçare, tha sot zv. kryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me homologen e tij serbe, Tanja Mishçeviq.
Sipas tij, ne duhet të mendojmë në një hark kohor sa më të shkurtër dhe të bëjmë presion deri në fund të dekadës, gjegjësisht që në hapjen e parë të portave për anëtarët e rinj, Maqedonia e Veriut dhe Serbia të jenë ndër të parat që do të hyjnë.
“Mendoj se mund ta arrijmë. Është e rëndësishme që ne të punojmë dhe të jemi gati kur të hapen portat e anëtarësimit, me të gjitha detyrimet”, tha Mariçiq në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve./Telegrafi/
Spiropali: Drejtësi e paanshme për UÇK-në, jo standarde të d...
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...