Maqedonia nuk e konsideron lëvizjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem, thonë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje vendeve të tjera të ndjekin Uashingtonin dhe t’i transferojnë ambasadat në Jerusalem.
Përndryshe, Maqedonia e festoi atë, por nuk hyri në ambasadën e re të SHBA-së në Jerusalem për të formalizuar njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Ministria e Jashtme për televizionin “Telma” njoftojnë se edhe pse kanë marr pjesë në hapjen solemne të ambasadës së SHBA-së në Jerusalem, Republika e Maqedonisë nuk ka ndryshuar qëndrimin për këtë çështje.
Nga atje thonë se në lidhje me statusin e Jerusalemit, vendi qëndron në deklaratat e saja publike, duke respektuar në mënyrë të përpiktë dispozitat e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutën e Kombeve të Bashkuara, për të cilën Maqedonia ka votuar në Kuvendin e Përgjithshëm të OKB, herën e fundit më 21 dhjetor të viti 2017.
Përfaqësimi i diplomatit nga Maqedonia në festën e organizuar nga MPJ e Izraelit për hapjen ne ambasadës së SHBA-së, nga MPJ e Maqedonisë sqarojnë si pjesë të aktiviteteve diplomatike me të cilën jepet respekt për vendin nikoqir.
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...
“Uroj të ketë drejtësi në Hagë”, Rama: Nuk po gj...
Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të izoluara...
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Gjendet trupi i bjeshkatarit Fazim Fetahoviq