Rasti për dhunën në komunën Qendër të Shkupit në vitin 2013 vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarëve.
Këshilltarja e LSDM-së në komunën Qendër, Cvetanka Simonovska, dëshmoi se gjatë tentimeve për të filluar seanca ku diskutohej plani urbanistik i komunës Qendër, këshilltarët e atëhershëm të OBRM-PDUKM-së u jepnin udhëzime përmes telefonit protestuesve të mbledhur para objektit të komunës.
Simonovska e kishte të paqartë faktin se përse në seancat për këtë rast në bankën e të akuzuarve janë vetëm tre nga këshilltarët e atëhershëm të partisë në pushtet, sepse, sipas saj, i gjithë grupi i këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së duhet të përgjigjet, pasi të gjithë koordinuan protestën dhe dhunën.
Dëshmitarja tjetër, Biljana Curillova, dëshmoi për lëndimet që i janë shkaktuar asaj personalisht. Ajo ishte goditur me copë qelqi në sy dhe se urgjentisht ishte dërguar në spital me ndihmën e shpejtë. Në sallën e gjykimit Curillova njohu disa prej personave që protestuan dhe tha se do të kërkojë dëmshpërblim për lëndimet që ka marrë.
Simonovska dhe Curillova, bashkë me dy dëshmitarët e tjerë që do të dëshmojnë seancën e ardhshme gjyqësore janë dëshmitarët e propozuar nga PSP-ja.
Në rastin “Shuplaka” akuzohen 14 persona, në mesin e të cilëve është ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i transportit dhe lidhje, Mile Janakievski, si dhe ish këshilltarja dhe deputetja aktuale e OBRM-PDUKM-së, Daniella Rangellova. Dy prej të akuzuarve më herët e pranuan fajin.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...