Zv.kryeministrja e angazhuar për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, ministrat e Shëndetësisë dhe ai i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Venko Filipçe dhe Damjan Mançevski dhe zv.ministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijelj, sot në “Parkun e Frankofonisë”, mbajtën takim pune me përfaqësues të Shoqatës së punonjësve të kulturës, me të cilët biseduan për propozim protokollin për organizim të ngjarjeve publike, përfshirë edhe manifestimet më të mëdha kulturore-argëtuese në kushte të pandemisë COVID-19.
Carovska dhe ministrat e tjerë të pranishëm në takim theksuan se Qeveria do ta shqyrtojë këtë iniciativë nga punonjësit e kulturës dhe do të veprojë në pajtim me mendimet dhe rekomandimet që i jep Komisioni për Sëmundje Infektive.
Përfaqësuesit e Shoqatës, ndërkaq, theksuan se organizimi i ngjarjeve siç janë koncertet dhe festivalet është i mundur edhe në kushte të pandemisë kur bota po përballet me pandeminë, nëse të njejtat bëhen nën protokolle të ashpra për mbrojtje të shëndetit të të pranishmëve.
Shoqata është përgatitur përmes fushatave për ngritje të vetëdijes publike për t’i informuar qytetarët për kushtet nën të cilat do të mbaheshin ngjarjet./Telegrafi/
Kuvendi mban seancë solemne për Ditën Memoriale të të mbijet...
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet