Lideri i partisë greke Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis tha se për partinë e tij është e pa pranueshme pranimi i popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase me marrëveshjen e Prespës.
Në intervistë për “Deutsche Welle”, paralajmëron se nëse qeveria aktuale greke nuk arrin ta ratifikon marrëveshjen në përbërjen aktuale parlamentare në Athinë, ajo nuk do të ndodh edhe me përbërjen e re pas zgjedhjeve.
Problemi më i madh për Mitsotakis është irredentizmi maqedonas.
“Problemi më i madh me këtë marrëveshje është se ajo forcon elementet e të ashtuquajturës irredentizmi maqedonas”, tha Mitsotakis.
Ai shtoi se “nuk mendon vetëm për emrin, por edhe për atë se për herë të parë në histori negociohet për gjuhën dhe kombin maqedonas. Dhe njohja e kombit maqedonas me këtë marrëveshje është shumë problematike”.
Ai edhe njëherë përsëriti qëndrimin se partia e tij nuk do të votojë për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvendin e Greqisë.
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...