Mashtrim i ri nga një agjenci turistike para fillimit të sezonit. Familja Mihajllovski ka paguar rreth 84 mijë denarë në agjencinë turistike “Orfei” për pushim pesëditor në Greqi, për dy të moshuar dhe dy fëmijë të mitur.
Por, kur kanë arritur në hotel, recepsionisti i ka njoftuar se ata nuk kanë rezervim. Më pas, ata pushimin është dashur ta paguajnë aty për aty, por dyfish më shtrenjtë, njofton Alsat M.
“Bëhet fjalë për marrëveshje të lidhur më 18 janar të vitit 2018 me agjencinë turistike “Orfei”, për pesë net ku përfshihet dreka dhe darka në një hotel në Greqi në periudhën 14-19 qershor. Disa ditë para nisjes, me rregull e morëm vauçerin nga agjencia. Na konfirmuan se është paguar, por kur arritëm nga hoteli na u tha se paratë nuk janë transferuar”, tha Gligor Mihajlovski, i dëmtuar.
Për kohë të shkurtë, agjencia turistike “Orfei” ka ndërruar lokacionin. Prej përballë Ministrisë së Drejtësisë është shpërngulur në garazhin me kate “Todor Aleksandrov”.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale