Në 24 orët e fundit numri i të shëruarve nga COVID-19 është më i lartë se i të infektuarve. 1242 persona e kanë mposhtur virusin Korona.
Ndërkohë nga 3 mijë e 12 testet e kryera, pozitiv kanë rezultuar 1 mijë e 60 persona. Nga COVID-19 janë shënuar 29 viktima. Ndërkohë Qeveria kërkon vazhdimin e gjendjes së krizës edhe për 6 muaj të tjerë.
Në seancën e sotme Qeveria miratoi kërkesën e Komitetit për Menaxhim që gjendja e krizës të tërë territorin të vazhdohet, me arsyetimin se një gjë e tillë do të ndihmonte në menaxhimin më efikas të Pandemisë dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Megjithatë për vazhdimin e gjendjes së krizës duhet të vendos Kuvendi deri në 19 dhjetor kur dhe skadon 30 ditëshi i gjendjes aktuale të krizës, i miratuar në 20 nëntor. Nëse Kuvendi e miraton propozimin, atëherë gjendja e krizës do të vazhdojë deri kah mesi i qershorit të vitit të ardhshëm./alsat
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...