“Për momentin nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme dhe orë policore. Masat e deritanishme janë në drejtim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”.
Ky është qëndrimi i Këshillit të Sigurisë në Maqedoni, që sot mbajti takim dhe diskutoi për gjendjen me coronavirusin.
Pas përfundimit të mbledhjes, presidenti Stevo Pendarovski tha se nuk është biseduar për orë policore dhe se gjendja e jashtëzakonshme për momentin nuk është opsion.
Ai tha se vendi i vërtetë për këtë temë, duhet të jetë Kuvendi.
Edhe kryeministri Zoran Zaev, tha se për momentin nuk e sheh si të nevojshme gjendjen e jashtëzakonshme ose orën policore.
“Nuk na duhet gjendje e jashtëzakonshme, që Qeveria të shpall orë policore ose karantinë. Kuvendi funksionon, por mua më frikëson mospasja e mundësisë që Kuvendi të punojë online”, tha Zaev.
Gjithashtu edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se kufizimi i lëvizjes nuk do të ketë asnjë efekt në parandalimin e coronavirusit.
“Në fillim të pandemisë ekzistonte mendimi në disa shtete se kufizimi i lëvizjes do ta zhduk virusin, por kjo nuk ndodhi. Është e qartë që ky virus, ka karakter tërësisht të ndryshëm nga viruset tjera”, tha Filipçe./Telegrafi/
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...