Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të promovojnë atmosferë dialogu dhe të shmangin tensionet e panevojshme, kumtoi Komisioni Evropian lidhur me zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit.
“E ndjekim me shumë kujdes zhvillimin e ngjarjeve që lidhen me marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Komisioni Evropian rikujton rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
Në këtë kontekst nevojiten përpjekje nga të gjitha palët për të promovuar një atmosferë dialogu dhe respekt të ndërsjellë dhe për të shmangur tensionet e panevojshme”, theksoi KE për BNT.
Brukseli nuk i ka komentuar zhvillimet në kufi më 4 shkurt. Ata thonë se nuk komentojnë hetimet në vazhdim apo procedurat ligjore, raporton Alsat.
Kuvendi mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
Supremja rrëzon dispozita të Udhëzimit për TVSH
Merr flakë një veturë afër daljes së Lipjanit
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...
Altin Krasniqi bashkë me dy fëmijët e tij, feston ditëlindje...
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...