Prokurori Shtetëror, Lubomir Joveski për ‘TV24’ e përshëndeti miratimin e Ligjit për Prokurori Publike ku opozita dhe pushteti kishin kundërshtime të mëdha.
“Është mirë që u miratua ligji për shkak se aty garantohet rrjedha juridike e gjithë hetimeve të Prokurorisë Speciale Publike, ka më shumë pavarësi financiare dhe përforcim të kapaciteteve me prokurorëve”, tha Joveski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se mesazhet politike nuk do t’i komentojë dhe se do të vazhdohet të punohet në mënyrë profesionale edhe në të ardhmen.
Ndryshe, Ligji për Prokurori Publike u miratua të dielën me shumicën prej dy të tretave, përkatësisht me 80 vota.
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...