Agim Krasniqi, ish-komandanti i UÇK-së sapo doli nga burgu i Idrizovës, i cili është pritur nga familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë.
“Nuk na gëzon liria qe 10 vite qe na ëshë ba padrejtësia,, faleminderimi i takon veç të lumit Zot”, ka theksuar vëllai i tij, Ali Krasniqi, me rastin e lirimit.
Krasniqi përfundoi në burg në zgjedhjet e vitit 2008, me akuzat për parregullsi dhe shkaktim të incidenteve zgjedhore ishte ndër të vetmit me grupin e tij që vuajti dënim maksimal, informon INA.
Krasniqi atëkohë ishte pjesë e PDSH-së dhe angazhimi i tij maksimal ishte për votat e kësaj partie në terren. Por ditën e zgjedhjeve në orët e pasdites ai u arrestua në një pritë të policisë.
Sot e kësaj dite ai kishte vuajtur dënimin maksimal. Por shumë bashkëluftëtarë të tij theksonin se ndaj Krasniqit po bëhej hakmarrje për shkak të rastit të Kondovës, kur grupi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së dy vite pas luftës u ngrit në këmbë në fshatin periferik të Shkupit, duke kërkuar trajtim të ushtarëve pas luftës dhe stop rasteve të montuara nga pushteti i asaj kohe i udhëhequr nga LSDM.
Pas shumë negociatave, grupi i Kondovës kishte bërë kompromisin, ku ishin përfshirë edhe themeluesi i PDSH-së, Arbën Xhaferi dhe Ali Ahmeti.
Krasniqi një komandant rebel nuk ishte pajtuar thonë bashkëluftëtarë të tij me zhvillimet e pasluftës. Ai që në fillim ishte pozicionuar në PDSH, duke mos qenë i pajtuar me praninë e disa grupeve në BDI.
Ai në shumë dalje të tij shihej me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi. Relacionet e tyre ishin të mira dhe miqësore, sa që edhe gjatë burgut ka ekzistuar një raport i tillë.
Por lajmi i fundit i lirimit të tij nga burgu dhe pritja në Kondovë, është mirëpritur nga miqtë dhe bashkëpartiakët e tij. Ajo që ka shtuar kureshtjen dhe që është temë debati është takimi i tij në Kondovë menjëherë pas lirimit me kryetarin e ASH, Ziadin Sela dhe jo nga lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi. Disa portale kanë shkruar se Krasniqi kalon nga PDSH në ASH. (INA)
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...