Deputeti i BDI-së, Artan Grubi e ka cilësuar si formalitet vendimin për t’ia dhënë nënshkrimet LSDM-së.
Dhjetë nënshkrimet që dje BDI vendosi që t’ia japë Zoran Zaevit të LSDM-së për marrjen e mandatit për formim të Qeverisë, janë vetëm të karakterit formal dhe kjo nuk do të thotë që janë pajtueshmëri për koalicion, njofton Portalb.mk.
“Për ne, gjithnjë ka qenë e rëndësishme përmbajtja dhe jo forma. Përmbajtja nënkupton që të gjitha kërkesat e shqiptarëve dhe arritjet, ndërkaq forma paraqet dhënie të nënshkrimeve ose pjesëmarrje në Qeveri. Pas arritjes së plotë dhe zbatimin e pakusht të propozim-ligjit për gjuhën shqipe por edhe të gjitha elementet e Deklaratës së Shqiptarëve, nënshkrimet janë vetëm formalitet”, thotë Artan Grubi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...