Pastaj dy shtetet do ta njoftojnë OKB-në për ndryshimin e emrit
Greqia i dorëzoi notën verbale Maqedonisë. Përmes kësaj note Greqia informon se ka plotësuar obligimet e saja që të mund Marrëveshja e Prespës të hyjë në fuqi. Pritet që sonte në Gazetën Zyrtare të shpallet data kur hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese dhe ligjet kushtetuese, me të cilët republika e Maqedonisë do të bëhet Republika e Maqedonisë së Veriut.
Pastaj dy shtetet do ta njoftojnë OKB-në për ndryshimin e emrit, shkruan alsat-m.
Ministria e Jashtme obligohet menjëherë t’i njoftojë edhe vendet tjera anëtare të OKB-së dhe organizatat ndërkombëtare. Por dhe 130 shtetet të cilat vendin e kanë njohur me emrin kushtetues. Shtetësia parashikohet të jetë “maqedonase/qytetar i Republikës Veriore të Maqedonisë” në të gjitha dokumentet e udhëtimit. Ndërsa ndryshimet e pasaportave dhe dokumenteve personale do të bëhen në pesë vitet e ardhshme. Dygjuhësia do të bëhet njëkohësisht, ndërsa Qeveria do të formojë edhe grup nga resorët e brendshëm për implementimin dhe mbikëqyrjen e Marrëveshjes së Prespës.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...