Gjykata e Apelit në Shkup ka marrë vendim ta pranojë ankesën e të akuzuarit Ilija Dimovski tha t’ia kthej pasaportën. Kjo qëndron në raportin e punës të PSP-së që u shpall dje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Duke vepruar sipas ankesës së të akuzuarit Ilija Dimovski, Gjykata e Apelit në mbledhjen më 19.10.2018 mori vendin ku ankesa e të akuzuarit Ilija Dimovski e dhënë personalisht, pranohet me çka masa paralajmëruese hiqet, Ilija Dimovskit i kthehen dokumentet e udhëtimit”, thuhet në raport.
Në raport nuk ka arsyetim pse deputetit i janë kthyer dokumentet.
Dimovski kërkoi t’i kthehen pasaportat edhe në vitin 2017, por Gjykata e Apelit refuzoi.
Dimovski është i akuzuar në lëndët e PSP-së për mashtrime zgjedhore “Titanik” dhe në “Talir 1” për financimin ilegal të OBRM-PDUKM-së.
Aksident tragjik në Shqipëri, humb jetën një 7-vjeçar në aks...
Prokuroria e Pejës ngrit 139 aktakuza ndaj 142 personave për...
Haradinaj nderon martirët e Lybeniqit në 28-vjetorin e masak...
Derivatet nuk pësojnë ndryshime – nafta 1.61 €, benzina 1.53...
Ministri grek viziton sot Tiranën, takohet me Ramën dhe homo...
Kanosje në Aeroportin e Prishtinës, sekuestrohet pistoletë m...