Komuna e Gazi Babës që katër javë po ballafaqohet me bojkot të këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së për miratimin e ribalancit të buxhetit, deklaroi kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski.
Ai tha se këshilltarët e OBRM-PDUKM-së nuk kanë pasur asnjë vërejtje, por përsëri kanë vendosur që të bllokojnë pikat thelbësore që do të thonin zhvillim për komunën, ndërsa me këtë edhe kushte më të mira për qytetarët.
“Në të gjithë këtë ka vetëm një të vërtetë dhe të gjitha këto akuza janë të zbrazëta, sepse ato kanë vetëm një qëllim, për të ndaluar punën e komunës. Më 17 korrik kërkova koordinim me grupet dhe koalicionet këshillëdhënëse, u ula në tryezë dhe flisja dhe, më e rëndësishmja, gjetëm zgjidhje të përbashkët. Megjithatë, deri më sot nuk kam asnjë përgjigje nga këshilltarët e OBRM-PDUKM-së. Kjo edhe njëherë konfirmoi dyshimet e mia se ata nuk po punojnë në dobi të banorëve të komunës së Gazi Babës, por vetëm për interesat e partisë”, tha Georgievski./Telegrafi/
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN