Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski gjatë vizitës së sotme në rajonin e Shkupit ka shprehur dëshirë të vizitojë familjen e Isamedin Osmanit, policit shqiptar të vrarë në aksionin në Kumanovë, porse familja e tij ka refuzuar ta takojë, shkruan portali maqedonas Libertas.
Isamedin Osmani është një nga 8 pjesëtarët e policisë maqedonase të vrarë në konfliktin me grupin e armatosur shqiptar më 9 maj në Kumanovë. Kabineti i Gruevskit ka planifikuar që gjatë vizitës fshatit Studeniçan të vizitojë edhe familjen e Osmanit, porse ajo ka refuzuar të pranojë ngushëllimet e tij, thonë burime të portalit.
Lidhur me vizitën e sotme të Gruevskit, në facebook komentoi kryeredaktori i Alsat-it, Muhamed Zekiri, sipas të cilit kjo vizitë nga shërbimet është vlerësuar si e rrezikshme për sigurinë e kryeministrit, kështu që sigurimi i tij është përforcuar me snajperë.
“Gruevskin në Studeniçan e kanë ruajtur snajperistë. E ka pritur kryetari Azem Sadiki, ndërsa ka vizituar edhe fshatrat Moranë dhe Koliçan i Poshtëm, ka shrkuar Zekiri.
Nafta edhe pak më lirë sot, çmimi bie për disa centë
Pati sezon fantastik me Celticun, Engels tërheq vëmendjen e ...
Rama krahason Zvërnecin me Costa Navarinon: Shqipëria do ta ...
Real Madridi interesohet për Dumfriesin, Interi nis kërkimet...
Një person vetëplagoset me armë në Junik, dërgohet në QKUK
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për ...